Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, gjatë vizitës në Francë ku morri pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Mobilitetit të Qëndrueshëm 2030, ka takuar edhe aktivistin e dalluar të Kosovës në Francë z. Shaqir Shabani, të cilin për kontributin e dhënë në përpjekjet për pavarësi të Kosovës e ka nderuar me mirënjohje të veqantë.
Ibrahim Sefedini- Gaillard , Francë
“Baca Shaqë gjithë jetën e vetë kontriboi për lirinë dhe demokracinë e Kosovës, dhe për këtë kam nderin që në emër të institucioneve komunale ta nderoi me këtë mirënjohje të veqantë”, ka thënë kryetari Haliti.
Ai ka theksuar se baca Shaqë përmes mbështetjes që u ka dhënë mërgimtarëve , të cilët si pasojë e dhunës së okupatorit serb kishin ikur në Francë, pastaj për lobimin e qështjes së Kosovës në institucione dhe mekanizma të ndryshëm në Francë e Zvicër si dhe aktivitete ttjera ka lënë gjurmë të pa shlyera në përpjekjet gjithë popullore për liri e pavarësi, prandaj Vitia si komunë është e nderuar që nga gjiri I saj ka nxjerrë një veprimtarë të tillë.
E, veprimtari Shaqir Shabani, pasi është shprehur falënderues për qmimin e dhënë nga kryetari Haliti, ka thënë se aid he shoqata kulturore “Rugova’ të cilën e drejton, ishin dhe do të mbesin përherë pranë Kosovës dhe nuk do të ndalen së punuari për të mirën e vendit.
“Është shumë me rëndësi që tani pasi është fituar liria, gjenerata e tretë e mërgimtarëve në Francë e Zvicër krahas suksese që po arrijnë në procesin e integrimit në institucionet e këtyre vendeve, të jenë më të lidhura për Kosovën ,pasi me përvojën që fitojnë këtu mund të ndohmojnë në ndërtimin e demokracisë në këtë vend”, ka thënë Shabani.
Shaqir Shabani, I cili si përndjekur politik nga viti 1985 jeton në Francë është themelues I Shoqatës kulturore “Rugova”, si dhe themelues I shkolave për mësim në gjuhën shqipe në shumë qyete të Francës.
Ai pos aktiviteteve tjera në mbështetetje të mijëra mërgimtarëve për sistemim në Francë si dhe inicimin e shumë aksioneve humanitare ndihmë vendlindjes, ka qenë ura lidhëse mes institucioneve të Kosovës si para ashtu edhe pas luftës me institucionet franceze dhe zvicerane.
Krahas shumë qmimeve dhe mirënjohjeve të pranuara nga instituicionet e Kosovës, për gjithë këtë kontribut është nderuar edhe me qmimin prestigjios ndërkombëtar për paqe dhe humanizëm “ Riqard Holbruk”.