DYLON

Zëvendësministri Zeka priti në takim përfaqësuesit e UNSCAR dhe UNDP-së

Zëvendësministri Zeka priti në takim përfaqësuesit e UNSCAR dhe UNDP-së
Avatar photo Redaksia

 Zv.Ministri Zeka, priti në takim përfaqësuesit e Fondit të Mirëbesimit të OKB-së për Mbështetjen e Bashkëpunimit për Sistemimin e Armëve (UNSCAR),  Tak Mashiko dhe Znj.Cheng Wang si dhe Znj  Jeta Tela nga UNDP, Projekti i Kosovës për Siguri – ku diskutuan lidhur me progresin dhe sfidat e Kosovës në fushën e kontrollit të armëve të vogla dhe të lehta.

Mr. Mashiko falenderoi Zëvndësministrin për bashkëpunimin dhe njoftoi se do të vazhdojnë mbështetjen e tyre në fushën e kontrollit të AVL-ve edhe vitin e ardhshëm, më konkretisht në fushën e legalizimit të armëve.

Zeka falenderoi me këtë rast UNDP-në që përmes Projektit të Sigurisë në Kosovë (KSSP) është duke punuar nga afër me Njësinë Qendrore të Armëve të Zjarrit (FFP), për të lehtësuar zbatimin e Instrumentit Ndërkombëtar të Gjurmimit (ITI) dhe për të zhvilluar më tej politikat dhe teknikat e gjurmimit.

EkoHigjiena

Ai gjithashtu theksoi për rëndësinë dhe përkushtimin e MPB-së ndaj nismës së fundit të nisur në fushën e kontrollit të AVL-ve: Udhërrëfyesit për një zgjidhje të qëndrueshme për posedimin, keqpërdorimin dhe trafikimin e AVL-ve në Ballkanin Perëndimor deri në vitin 2024 UNDP-ja, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke organizuar trajnime për gjurmim me qëllim të rritjes së kapaciteteve për identifikimin nga vendi i krimit dhe për përmirësimin e raportimit në FFP (përmes raporteve flesh) me të dhëna specifike që mund të mblidhen dhe analizohen për të siguruar pista për zgjidhjen e krimit, aktivitet ky që përkrahet përmes kontributit financiar të UNSCAR.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.