Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë sot pjesë në një ceremoni rasti në Ferizaj të organizuar nga Caritasi i Kosovës.
Gjatë kësaj ceremonie Kryetari Haliti, ka ndarë një mirënjohje drejtorit gjeneral i Caritas Kosovës, Don Viktor Sopi për bashkëpunimin e mirë të cilën ka pas kjo organizatë me komunën e Vitisë.
Kurse Kryetari Haliti, ndër tjerash u shpreh se kjo komunë ka pasur nderin të bashkëpunoj me këtë organizatë duke potencuar se bashkëpunimi në mes të Komunës së Vitisë me Organizatën Caritas Kosova është në interes të gjithë qytetarëve vitias.