Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e shpalljes së Ismet Ferizaj, qytetar nderi i Bashkisë së Kavajës, të cilin i ndau kryetari I kësaj bashkie Isa Sukja.
Në këtë ceremoni, një fjalë mbajti edhe kryetari Haliti, i cili foli për veprimtarinë e Ismet Ferizaj, ndërkohë ka zhvilluar një takim edhe me babain e dëshmorit të UÇK-së Indrit Cara.