DYLON

Emblema e Gjilanit, kush është autori dhe kush ishin anëtarët e komisionit?!

Emblema e Gjilanit, kush është autori dhe kush ishin anëtarët e komisionit?!
Avatar photo Redaksia

Kuvendi Komunal i Gjilanit, në seancën e tij të katërt (12.12.2000) emëroi komisionin për përzgjedhjen e emblemës së Komunës, me këtë përbërje: Fatmir Rexhepi, NazmiMusa, Izmi Zeka, Sabri Shaqiri, Nagip Berisha, Mursel Jashari.

Shkruan: Ilmi Musliu

Në seancën e 6-të (5.01.2001), Kuvendi ka marrë vendim për përsëritjen e konkursit, por komisioni ka mbetur i njëjti.

EkoHigjiena

Vendimi për caktimin e emblemës, është marrë në seancën e 13-të (31.08.2001).

Sipas këtij vendimi, punimi i autorit me shifrën “FLONI” zgjedhet për emblemën e qytetit të Gjilanit.

Punimi për emblemë i autorit me shifrën “FLONI”, sipas vlerësimit të komisionit i përmban të gjitha kriteret e kërkuara me konkurs, siç janë:

– Elementet nga lashtësia e qytetit (Sahat Kulla, Kalaja e Pogragjës, etj)

– Elementet nga arkitektura dhe zhvillimi bashkëkohor i qytetit (13-katëshja).

Shenja e emblemës do të përdoret si shenjë identifikimi në të gjitha dokumentet e lëshuara nga organet e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, objektet e Kuvendit të Komunës dhe institucionet komunale.

Pjesë përbërëse e këtij vendimi është emblema – punim origjinal i autorit me shifrën “FLONI” – Qamil Llapashtica nga Gjilani.

Punimi i përzgjedhur, sipas konkursit, është shpërblyer me 2.000 marka gjermane.

Me këtë emblemë, Gjilani identifikohet prej afër 18 vitesh.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.