Me rastin e pensionimit të kardiologut dr.Ahmet Hoxha, kryetari I komunës së Vitisë, Sokol Haliti, e ka pritur në një takim dhe e ka nderuar atë me mirënjohje në shenjë respekti për kontributin e dhënë në mjekësi dhe veprat e tij shkencore.
Dr.Ahmet Hoxha, ka qenë pjesë e personelit arsimor në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti gjatë vitit shkollor 1980-81 dhe më pas në vitin 1982 në ambulanten shëndetësore në Viti.
Me këtë rast, ai i dhuroi edhe një libër kryetarit Haliti, nga krijimtaria e tij letrare. /2LONLINE/