DYLON

Studentët e UKZ-së do të kenë mundësi praktike me pagesë në Komunën e Gjilanit

Studentët e UKZ-së do të kenë mundësi praktike me pagesë në Komunën e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

“Të nderuar studentë, ju njoftojmë se falë bashkëpunimit që Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka me Komunën e Gjilanit, do të organizohet një takim informues më datë 11.04.2024 (e enjte). Ky takim është i dedikuar për të gjithë studentët e UKZ-së, të cilët janë të interesuar për të aplikuar për praktikë pune në Komunën e Gjilanit për një periudhë prej tre muajsh me pagesë”, thuhet në njoftimin e UKZ-së.

Në këtë takim informues, do të jenë të pranishëm Rektori i UKZ-së, Prof, Asoc. Dr. Artan Dermaku si dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni.

EkoHigjiena

Takimi do të mbahet në sallën B01, hyrja B, në ora 14:00.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.