Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka pritur sot në takim doktoreshën e shkencave në fushën e informatikës kuantike dhe të mësimit makinerik Lirandë Pira.
Në këtë takim u diskutua rreth zhvillimeve të gjithmbarëshme në komunën e Vitisë. Kryetari Haliti çmoj lartë arritjet e të rinjëve vitias nëpër vende të ndryshme të botës dhe brenda komunës së Vitisë, duke theksuar se një rini e tillë me suksese kaq të mëdha si Liranda, është shtytje për institucionet komunale që të punojnë edhe më shumë që kapacitetet dhe punën e tyre ti praktikojnë në vendin e vet.
Përndryshe Lirandë Pira ka përfunduar doktoraturën në Universitetin e Teknologjisë në Sidnei të Australisë dhe ka kryer kërkime shkencore nëpër vende të ndryshme të botës dhe aktualisht punon si studiuese në Qendrën për Teknologji Kuantike në Universitetin Kombëtarë të Singaporit.