(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti së bashku me kabinetin e tij, Këshillin e Drejtorëve, Kryesuesin e Kuvendit Komunal Naim Pira kanë vizituar sot punimet që janë duke u zhvilluar në ndërtimin e shkollës së mesme teknike në Viti.
Kryetari Haliti tha se ai ka kërkuar që punimet të përfundojnë deri me 1 Shtator kur edhe fillon procesi arsimor. /2L ONLINE/