(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka inspektuar sot punimet që janë duke u zhvilluar në asfaltimin e rrugës Pozheran-Sllatinë e Poshtme. Projekt ky që financohet nga Komuna e Vitisë dhe kap vlerën e 147 mijë euro ndërsa ky projekt parashihet të përfundoj në javët në vijim.
Gjithashtu Haliti ka inspektuar punimet në shtrurjen e rrugës bujqësore në fshatin Terpezë, ndërkaq në kuadër të projektit për shtrurjen e rrugëve bujqësore do të bëhet shtrurja e rrugëve të tilla edhe në në 9 fshatrat e tjera të kësaj komune./2L ONLINE/