/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka uruar Klubin e Futbollit “Vitia”,për suksesin e treguar në ndeshjen e barazhit për mbetje në ligë të parë, ku KF “Vitia” pas fitores nga KF “Lepenci”, edhe edicionin e ardhshëm 2016/17 do të garoi në Ligën e Parë të Futbollit të Kosovës.
“ Ky rezultat e KF “Vitia”, na ka gëzuar të gjithëve, pasi komuna jonë edhe vitin e ardhshëm do të ketë dy ekipe në Ligën e Parë të Futbollit të Kosovës, prandaj nga zemra ju uroi djelmoshave të Vitisë këtë fitore”, thuhet në urimin e kryetarit Haliti.
KF “Vitia” në ndeshjen e barazhit të zhvilluar në Kastriot, ka mundur pas ekzekutimit të penalltive KF “Lepenci” i Kaçanikut, pasi koha e rregullt e këtij takimi ka përfunduar me rezultat 3:3, me çka edhe ka siguruar mbetjen në Ligën e Parë të Futbollit të Kosovës. Krahas KF “Vitia” në edicionin 2016/17 në Ligën e Parë të Futbollit të Kosovës garon edhe KF “Vllaznia” e Pozheranit, e cila më herët kishte siguruar mbetjen në këtë ligë. /2L ONLINE/