Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, Arta Ajetin, drejtorin e Administratës, Skënderbe Hebibin dhe të tjerë, kanë pritur sot në takim zyrtarin komunal, Agush Hasanin dhe punëtorin e arsimit, Samet Zukën të cilët janë pensionuar.
Me këtë rast kryetari Haliti, i ka falënderuar ata për kontributin e dhënë në institucionet lokale të Vitisë, në veçanti për siç tha ai përkushtimin e tyre të lartë dhe disiplinën në punë.
Me këtë rast, ai i nderoi ata me nga një mirënjohje. /2LONLINE/