Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë dhe të tjerë kanë pritur sot në takim Veton Ademin, i cili për 5 vite rresht ka udhëhequr Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti.
Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka ndarë një mirënjohje z. Ademi për punën dhe përkushtimin e tij të bërë në Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.
Kurse, Ademi falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët e tij si të qeverisjes komunale por edhe zyrtarët komunal të cilët kanë bashkëpunuar me të derisa ai udhëhiqte DBZHR-në në Viti.
Përndryshe shumë shpejt do të bëhet me dije se kush do të udhëheq këtë drejtori.