Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira kanë vizituar sot Pozheranin, konkretisht ankesin e rrugës Ramë Abdyli që u asfaltua.
Asfaltimi i kësaj rruge është mirëpritur nga banorët. Përndryshe Komuna e Vitisë po vazhdon me projekte të ndryshme në rregullimin e infrastrukturës rrugore në të gjitha lokalitetet e saj, thonë drejtuesit e komunës.