Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtoresha e Arsimit, Fatbardha Emini kanë pritur sot në takim të rregullt drejtorët e shkollave të komunës së Vitisë dhe këshillin e prindërve.
Në këtë takim u diskutua rreth të arriturave, punëve dhe sfidave që i kanë përcjellë gjatë këtij viti.
Poashtu u diskutua rreth ecurisë së procesit arsimorë, si dhe për planet për vitin e ardhshëm. /2LONLINE/