“Vizitë tek fermeri Muhamet Shala, një ndër fermerët më të mëdhenj të komunës nga fshati Ponesh, i cili është përfitues i subvencionimit të qumështit me 8 cent për litër, dhe i njëjti për 6 muaj ka realizuar 35,840 litër prodhim të qumështit”, ka thënë, kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni..
Kryetari Hyseni tha se fermeri Muhamet Shala do të përfitonte subvencion prej 2867€, ndërkaq rregullorja komunale për subvencione në bujqësi nuk lejon të tejkalohet shuma prej 1500€ për një fermer. Si rrjedhojë, është iniciuar kërkesë në Kuvendin Komunal për shqyrtimin e rregullores dhe mundësinë e rritjes së kësaj shume.
Në fermën e familjes Shala, mbarështohen 30 krerë lopë dhe punohen mbi 100 hektar të mbjellura, 86 hektar me grurë dhe 20 hektar me misër.
“Ne jemi të lumtur që kemi fermerë të tillë, të cilët me punën e pandalshme të tyre ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të komunës e vendit tonë”, ka thënë kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. /2LONLINE/