Deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka ngritur zërin kundër ndryshimit të ligjit të Asociacionit të Komunave për ndryshimin e marrëveshjes të 19 prillit. Në emër të grupit parlamentar të AAK-së,
Kadaj Bujupi tha se ndryshimi ose negocimi i këtij ligji do të sjellë pasoja afatgjata ne funksionalizmin e shtetit.”Çdo përpjekje për ndryshim ose negocim të Asociacionit të Komunave, për të ndryshuar marrëveshjen e 19 prillit të bazuar në Kushtetutën e Ligjet e Kosovës, do të ketë pasoja afatgjata në funksionalizimin e shtetit. Kryeministrit dhe grupit negociator ia rikujtoj se 19 shtatori është data që është dashur të shuheshin ë gjitha strukturat paralele.
Ia rikujtoj 9 kryetarëve të nacionalitetit serb të porsazgjedhur kryetarë, se të njëjtit janë zgjedhë sipas ligjeve të Kosovës, kanë aplikuar në KQZ dhe se shpejti duhet të japin betimin sipas ligjeve të Kosovës”, ka thënë ajo. /koha/