Haziri uron gjilanasit për ndërrimin e motmoteve, apelon të festojnë me dinjitet!
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e ndërrimit të motmoteve, ua ka uruar të gjithë qytetarëve dhe bashkatdhetarëve Vitin e Ri 2018. Në mesazhin e urimit thuhet:
“Uroj që viti i ardhshëm të jetë vit më i begatshëm, më i shëndetshëm dhe më me shumë mirësi për të gjithë qytetarët e komunës së Gjilanit, për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, për bashkatdhetarët tanë në Europë e Amerikë.
Uroj nga zemra që viti 2017 të jetë mësim dhe që 2018-ta të jetë vit më i mbarë dhe i tregimit të madh për Gjilanin në kuptimin zhvillimor.
Me këtë rast, apeloj tek të gjithë qytetarët e komunës së Gjilanit që të festojnë me dinjitet ndërrimin e moteve. Gëzuar 2018!”, thuhet në urimin e kryetarit Haziri.
Urimi i kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti me rastin e Vitit të Ri 2018
Të nderuar qytetarë të komunës së Vitisë, bashkatdhetarë tanë që gjendeni për pushime në Kosovë por edhe të gjithë ju që në prag të kësaj feste gjendeni jashtë atdheut.
Kam nderin që në prag të festës së Vitit të Ri të ju përcjelli në emër të Institucioneve Komunale urimet më të përzemërta. Shpresoj se vitin 2018 do ta prisni me plotë gëzime, pranë familjes dhe më të dashurit që keni.
Gjatë vitit që po e lëmë pas kemi pasur shumë suksese por edhe sfida të cilat i kemi tejkaluar bashkërisht, andaj pos urimit dëshiroj të ju falënderoj të gjithë juve që po mbështesni angazhimin e institucioneve komunale të Vitisë, për një jetë më të mirë për të gjithë ne. I gjithë ky sukses i arritur është rezultat i përbashkët mes nesh, miqve dhe mërgimtarëve tanë të cilët gjithmonë janë pranë nesh.
Jam i bindur se edhe viti 2018, do të jetë një vit i suksesit dhe progresit për Vitinë dhe të gjithë qytetarët e saj. Përderisa shumica prej nesh do të festojnë ndërrimin e motmoteve një pjesë tjetër do të përkujdesët për ne, si punëtorët shëndetësor, policët, zjarrfikësit dhe shumë të tjerë. Prandaj një falënderim dhe urim të veçantë shkon për ta. Uroj që këtë festë të kaloni në mënyrën më të mirë të mundshme.
Zoti bekoftë qytetarët vitias dhe miqtë e saj…
Gëzuar për shumë mote!
Sinqerisht
Kryetari i Komunës së Vitisë
Sokol Haliti
Urimi i kryetarit të komunës së Dardanës, Qëndron Kastrati, me rastin e Vitit të Ri 2018
Të nderuar qytetarë të komunës së Dardanës, bashkatdhetarë ku do që jeni në Kosovë por edhe të gjithë ju që në prag të kësaj feste gjendeni jashtë atdheut. Me lejoni që në emër të institucioneve komunale të iu uroj festën e Vitit të Ri.
Uroj që vitin 2018-të ta prisni me gëzime, pranë familjeve dhe më të dashurve tuaj. Viti 2017 ishte vit i ndryshimit, për çka edhe iu falënderoj për mbështetjen dhe gatishmërinë e treguar në arritjen e këtij qëllimi.
Para vetes kemi shumë sfida, të cilat bashkërisht do të angazhohemi për t’i tejkaluar me qëllim të realizimit të objektivave në të mirë të të gjithë qytetarëve tanë dhe të komunës sonë. Jam i bindur se me angazhimin e përbashkët do të kemi suksese në qeverisjen dhe në përmirësimin e kushteve jetësore për të gjithë qytetarët tanë.
Qytetarë të dashur, derisa ne do të festojmë ndërrimin e motmoteve pranë familjeve tona, një pjesë tjetër e vëllezërve dhe motrave tona: punëtorët shëndetësor, policët, zjarrfikësit, si dhe shumë të tjerë do të përkujdesen për ne, andaj unë si kryetar i komunës i falënderoj përzemërsisht dhe lutem që mos të ketë nevojë për intervenime.
Zoti iu bekoftë!
Gëzuar për shumë mote!
Sinqerisht
Kryetari i Komunës së Dardanës:
Qëndron Kastrati