Kryesuesi i Këshilli Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, së bashku me kryetaren e Komisionit për Çështje Normative, Drita Rexhaj dhe kryetarin e Komisionit për Administrimin e Gjykatave, Fahret Vellija, priti sot në takim Bordin e Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), të udhëhequr nga kryetari i AKK-së, Agim Aliu, kryetar i komunës se Ferizaj dhe i shoqëruar nga anëtarët e bordit Bali Muharremaj, kryetar i komunës së Suharekës, Xhafer Gashi, kryetar i komunës së Obiliqit si dhe Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i AKK-së.
Gjatë këtij takimi, u diskutua lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me Kontratat Kolektive në Arsim dhe Shëndetësi dhe sfidat që ndërlidhen me këto çështje, me ç’rast kryetarët e komunave, shprehën shqetësimet e tyre rreth mungesës së buxhetit lidhur me zbatimin e kontratave kolektive.
Nga ana tjetër, Kryesuesi Zogaj, shprehu angazhimin e KGJK-së, për gjetjen e zgjidhjes për numrin e madh të lëndëve që kanë mbingarkuar gjykatat si dhe përkrahjen ndaj AKK-së, për objektivat dhe temat e përbashkëta. /2LONLINE/