Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu ka pritur në takim Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovë Albert Zogaj, gjyqtarin Fahret Velija anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, gjithashtu në takim kanë marr pjesë edhe Drejtori i SKGJK-së, Shkëlzen Maliqi, Drejtori i Personelit, Bislim Gashi dhe Drejtori për Logjistikë, Muhamet Kurtishaj.
Qëllimi i takimit ishte njoftimi për gjyqtarët, me aktivitetin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës që ka për qëllim rritjen e efikasitetit dhe llogaridhënies.
Me këtë rast, Kryesuesi Zogaj ka njoftuar të pranishmit se Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka themeluar mekanizma të mjaftueshëm për matjen e performancës për gjyqtarë dhe për secilin që është i angazhuar në sistemin e drejtësisë pavarësisht funksionit që kryen.
Nga gjyqtarët u kërkua që prioritet tu jepet lëndëve të vjetra duke kërkuar që ato të kryhen në afat rekord dhe mos të rrezikohen nga parashkrimi, ndërkohë tek lëndët civile kryerja e lëndëve të mbetura ndër vite.
Ndërkohë, Kryetari Salihu ka falënderuar Kryesuesin Zogaj dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij për mbështetjen që kanë dhënë për Gjykatën Themelore të Gjilanit.
Vizitat janë zhvilluar edhe në Degën e Gjykatës Themelore në Viti dhe në Kamenicë. /2LONLINE/