DYLON

Drejtori i përgjithshëm PK-së, Samedin Mehmeti, priti ambasadorin e ShBA-vë, Jeffrey M. Hovenier

Drejtori i përgjithshëm PK-së, Samedin Mehmeti, priti ambasadorin e ShBA-vë, Jeffrey M. Hovenier
Avatar photo Redaksia

Sot, më 13.05.2022, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti priti në takim ambasadorin e ShBA-ve në vendin tonë, z. Jeffrey M. Hovenier. Ishte ky një takim njohës, takimi i parë mes ambasadorit të ri të ShBA-ve në vendin tonë dhe drejtorit të përgjithshëm të PK-së. 

Fillimisht, z. Mehmeti falënderoi ambasadorin Hovenier për vizitën e realizuar në Policinë e Kosovës dhe theksoi bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Ambasadës së ShBA-ve me PK-në.  Z. Mehmeti i dëshiroi punë të mbarë dhe suksese Ambasadorit në detyrën e tij si Shef i Misionit si dhe i falënderoi taksapaguesit e ShBA-ve për mbështetjen e palëkundur për Policinë e Kosovës. 

EkoHigjiena

Ambasadori amerikan z. Hovenier, falënderoi për pritjen e organizuar dhe potencoi se rendi dhe qetësia publike dhe sundimi i ligjit janë shumë të rëndësishme për funksionimin e demokracisë së një vendi. Ambasadori amerikan shprehu përkushtimin e tij     për bashkëpunim dhe mbështetje të vazhdueshme me qëllim të avancimit dhe profesionalizmit të Policisë së Kosovës. 

Në takim u diskutuan edhe tema konkrete me fokus në komunitetet pakicë, avancimin e shkathtësive në fusha operacionale, menaxhimin e ndryshimeve, unifikimin e policisë dhe rolin qenësor që Policia ka   për të ardhmen e Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.