Baza e Partisë Demokratike Shqiptare është duke e mbështetur propozim vendimin e kryesisë së partisë për pjesëmarrje në zgjedhjet e Këshillit Kombëtarë Shqiptarë. Kryesia e PDSH-së ka vizituar gjysmën e nëndegëve të saja në komunën e Preshevës, ku është vërejtur se simpatizuesit, anëtarët dhe elektorati saj janë duke e përkrahur propozimin e partisë për pjesëmarrje në zgjedhjet e 26 Tetorit, raporton Titulli.
Kryetari PDSH-së, Ragmi Mustafa duke sqaruar nëpër nëndegë se pse është pro zgjedhjeve parlamentare deri më tash ka vënë në pah shumë arsye. Ai, thotë se para 4 viteve ka qenë kundër pjesëmarrjes në zgjedhjet për KKSH për arsye se fushëveprimi saj ka qenë shumë i kufizuar.
“Në atë kohë kemi qenë për pjesëmarrje në këto zgjedhje por kemi mbrojtur qëndrimin që të gjitha partitë me një marrëveshje të jenë pro pjesëmarrjes por në të njëjtën kohë që fushëveprimi saj të jetë më i gjerë. Por PVD nuk u pajtua që kompetencat e Këshillit Kombëtarë të jenë më të mëdha për arsyet që vetëm ata i dinë”, ka thënë Mustafa.
Ai shtoi se arsyeja më e madhe për këtë qëndrim të PDSH-së janë fusha e arsimit dhe ajo e simboleve kombëtare.
Ragmi Mustafa e jep edhe arsyen se pse edhe partitë tjera nuk kanë dhënë deri më tash qëndrimet e tyre për pjesëmarrje në zgjedhjet e 26 tetorit.
“Gjitha partitë janë duke pritur vendimin e PDSH-së, dhe nëse ne s’do të marrim pjesë edhe partitë e tjera hezitojnë, kurse përsëri do të jetë vetëm PVD dhe do të veprojë ashtu si ka vepruar deri më tani. Ne s’do ja japim këtë komoditet atyre”, është shprehur Mustafa.
Kryesia e PDSH-së ka paraqitur propozim-vendimin e saj pro pjesëmarrjes në zgjedhje, por vendimi përfundimtarë do të merret më së largu deri kah mesi javës së ardhshme.
Zgjedhjet për këshillin kombëtarë shqiptarë në Serbi do të mbahen më 26 tetor të këtij viti, deri më tani Bashkimi Demokratik i Luginës në Preshevë është deklaruar pro pjesëmarrjes, ndërsa partia ma e madhe shqiptare në Luginë PVD akoma nuk ka dalë me qëndrim rreth këtij procesi gjithashtu edhe partitë tjera më të vogla që veprojnë në këtë rajon nuk janë deklaruar për vendimin e tyre.
http://www.titulli.com/index.php?m=post&s=3612