Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së Kushtrim Hodaj me bashkëpunëtorë po zhvillon një vizitë zyrtare në Bruksel të Belgjikës, ku zhvilluan takime në Komitetin e Përhershëm Mbikëqyrës të Shërbimeve Policore (Commiteé P) dhe u prit nga Presidentja e Komitetit Kathleen Stinckens.
Delegacioni i IPK-së u prit edhe në Inspektoratin e Përgjithshëm të Policisë Federale dhe lokale nga Inspektori Gjeneral i këtij institucioni Tierry Gillis. Gjithashtu u zhvilluan takime edhe në institucione tjera qendrore dhe lokale të zbatimit të Ligjit.
Gjatë takimeve u diskutua për sistemet e ndryshme të mbikëqyrjes Policore dhe avancimin e metodave me theks të veçantë në fushën e hetimeve, inspektimeve dhe veprimeve proaktive qe nxisin promovimin e integritetit ne organizatat policore.
Udhëheqësit e institucioneve vlerësuan nevojën e thellimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve dhe praktikave të mira në fushën e mbikëqyrjes policore dhe në veçanti parandalimin, zbulimin dhe hetimin e veprave penale.
Pjesë e delegacionit ishte edhe Atasheu i Policisë së Kosovës në Ambasadën e Kosovës në Bruksel z. Jeton Krasniqi. /2LONLINE/