Kryeshefi ekzekutiv i “KRU”Hidromorava” Muhamed Suliqi, mori pjesë në konferencën përmbyllëse të Programit për shtrirje të ujësjellësit dhe kanalizimit në zonat rurale.
Pjesë e kësaj konference përmbyllëse ishte Ambasadori i Zvicrës Thomas Kolly, si dhe krerë të institucioneve të larta të vendit, kryeministri Albin Kurti , deputetë si dhe përfaqësues të institucioneve, Kompanive Rajonale të Ujit dhe përfitues të projekteve.
Ngjarja shënoi përfundimin e projektit më të gjatë në sektorin e ujërave në Kosovë.
Projekt i cili falë ndihmës së pakursyer të shtetit zviceran ka mundësuar ndërtimin e sistemeve moderne të ujësjellësit në 280 fshatra të shtrira në 27 komuna të Kosovës, si dhe rehabilitimin e sistemeve të ujësjellësit në 170 fshatra të tjera, e që më pas janë integruar në menaxhim të Kompanive Rajonale të Ujit.
Kryeshefi ekzekutiv Muhamed Suliqi, në emër të KRU”Hidromorava” SH.A Gjilan falemnderon donatorët kryesorë, Qeverin e Zvicrës, Qeverin e Republikës së Kosovës dhe Komunat për bashkëpunimin dhe mbështetjen financiare të cilat kanë shërbyer në realizimin e objektivave të kompanis, duke përfshirë zonat rurale në sistemet publike të furnizimit me ujë dhe shërbime të kanalizimit si dhe të përmisohet shërbimi ndaj gjithë konsumatorëve të “KRU” Hidromorava” SH.A. Gjilan. /2LONLINE/