DYLON

Kryetari Alban Hyseni: Tërheqja e investimeve të huaja për projektet ambicioze janë synim yni gjatë mandatit qeverisës

Kryetari Alban Hyseni: Tërheqja e investimeve të huaja për projektet ambicioze janë synim yni gjatë mandatit qeverisës
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se tërheqja e investimeve të huaja e projekteve ambicioze është synim kryesor gjatë mandatit qeverisës.

Këto komente, kryetari Hyseni i bëri pas takimit me përfaqësues të United Alsaqer Group.

EkoHigjiena

“Tërheqja e investimeve të huaja e projekteve ambicioze është synim i yni gjatë mandatit tonë qeverisës. Gjilanin e vizituan sot përfaqësues të United Alsaqer Group, kompani investimesh nga UAE, me të cilët biseduam mbi planet e Komunës sonë si Zona Ekonomike apo investimet në fushën e turizmit dhe mundësitë e bashkëpunimit mes nesh. Iniciativat dhe investimet e ndryshme janë gjithmonë të mirëseardhura, në dobi të zhvillimit të Gjilanit”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.