Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu priti në takim udhëheqësen e Inspektoratit Qendror të Punës për rajonin e Gjilanit, Muhabere Konesha dhe inspektorin e punës, Bujar Xhelili.
Po ashtu në këtë takim mori pjesë edhe prokurorja nga Departamenti Përgjithshëm i kësaj prokurorie, znj. Rozelida Manastiri.
Gjatë këtij takimi temë kryesore diskutimi ishte siguria dhe shëndeti në punë, ku rëndësi e veçantë iu kushtua sektorit të ndërtimtarisë në mënyrë që të ndërmerren masa parandaluese sa i përket procesit të punës, me qëllim të evitimit dhe minimizimit të rreziqeve, të cilat shkaktohen nga ushtrimi i veprimtarisë së punës.
Kryeprokurori Kadriu njoftoi të pranishmit se nga Prokuroria Themelore në Gjilan janë trajtuar shumë raste sa i përket aksidenteve në punë ose për shkak të punës dhe se në shumë raste janë ngritur aktakuza.
Në fund të takimit të pranishmit u dakorduan që të vazhdojnë të ndërmarrin masa parandaluese, të cilat kanë synim përmirësimin e kushteve të punës, përmirësimin e ambientit të punës dhe mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve. /2LONLINE/