Qindra simpatizantë të lagjeve, “Kodra e Dëshmorëve”, “Rruga e Ferizajt” dhe “Rruga e Prishtinës”, i kanë bërë sot prtije të jashtëzakonshme kandidatëve për deputetë nga LDK e Gjilanit, Lirije Kajtazi (6), Fatmir Rexhepi (20), Valentina Bunjaku Rexhepi (21), Imet Rrahmani (35) dhe Faton Bislimi (44).
Në emër të këtyre nëndegëve ka folur dr. Fejzulla Berisha, i cili nga atje i uroi fitoren e madhe të Vjosa Osmanit dhe kandidatëve për deputetë, derisa ka shtuar se kjo është një kryengritje politike për triumfin historik të LDK’së.
Kandidatja Lirije Kajtazi me numër 6, ka thënë se kudo që po shkojnë, por gjejnë përkrahje të madhe, duke i falënderuar ata për mbështetjen, punën dhe angazhimin e madh drejt fitores së madhe më 6 tetor.
Kandidati Fatmir Rexhepi (20), gjatë adresimit para qindra të pranishmëve, ka deklaruar se po bëhen gati 30 vite që po punojnë bashkë për liri, demokraci e pavarësi, duke shtuar se edhe kësaj radhe të gjithë duhet të bëhen bashkë për t’i mposhtur uzurpatorët dhe për t’ia hapur perspektivën vendit.
Kandidatja Valentina Bunjaku Rexhepi (21), i ka falënderuar simpatizantët e këtyre lagjeve për mbështetjen e madhe, përderisa ka thënë se të gjithë duhet të ngritemi në këmbë edhe shtatë ditë, në mënyrë që ta bëjmë dallimin e madh më 6 tetor.
Kandidati Imet Rrahmani (35), ka thënë se ndien kënaqësi të jashtëzakonshme që sa herë vijnë në këtë sallë, numri i pjesëmarrësve është i jashtëzakonshëm, duke e mbështetur Lidhjen e madhe të Ibrahim Rugovës edhe kësaj radhe më 6 tetor, për t’ia kthyer perspektivën qytetarëve të Republikës.
Kandidati Faton Bislimi i cili mban numrin 44 në listë, ka nënvizuar se LDK është më unike dhe më e bashkuar se kurrë për t’iu prirë proceseve të mëdha përpara, duke shtuar se gjilanasit do ta dyfishojnë votën për partinë e Ibrahim Rugovës më 6 tetor, që ta zhvillojmë shtetin për të tashmen dhe për të ardhmen tonë, fëmijët e Republikës.
Në këtë tubim ka adresuar mesazhe edhe kandidati me prejardhje nga Gjilani, Avdi Pireva (88), i cili tha se është krenar për këtë përkrahje të këtyre lagjeve.
e sponsorizuar