Superliga e Kosovës në futboll, vazhdon sot me tri ndeshjet e fundit të javës së 33-të, ku natyrisht në spikamë është kryendeshja e cila luhet në Gjilan, në mes të Dritës dhe Ballkanit, ndeshje kjo që mund të jetë përcaktuese për titull të kampionit, ndonëse kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund të këtij edicioni.
Aktualisht Drita i prin tabelës me 66 pikë ndërsa, Ballkani, i dyti ka 63 pikë. Nga të dyja ekipet pritet të luhet për pikë të plota.
Ndërsa, edhe skuadra tjetër gjilanase, SC Gjilani do të luaj sot takimin e kësaj jave, por se gjilanasit do të jenë mysafirë të skuadrës së Prishtinës. Edhe kjo ndeshje është e rëndësishme pasi synohet dalja në garat evropiane.
Aktualisht Gjilani është në pozitën e tretë, që e dërgon në Europë dhe ka 50 pikë, ndërsa Prishtina është në pozitën e pestë ka 43 pikë. Dukagjini që është ndërmjet tyre, me 44 pikë, e ka të luajtur javën e 33-të.
Rikujtojmë se këto dy skuadra janë edhe finalistë të Kupës së Kosovës.
Pra, Superliga vjen sot me këto ndeshje:
Drita-Ballkani
Prishtina-Gjilani
Llapi-Ferizaj
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00. /2LONLINE/