Kryeministri shqiptar Edi Rama do të zhvillojë sot një vizitë në Pejë, ku do të marrë pjesë në një aktivitet biznesi, me qëllim bashkëpunimin mes bizneseve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës.
Kryeministri shqiptar do të vizitojë Pejën me ftesë të biznesmenëve kosovarë, me qëllim bashkëpunimin mes bizneseve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës .
Fillimisht kryeministri Rama do të ndalojë në kompaninëElkos Group dhe Devolli Group, dhe më pas në orën 17:00 do të jetë në hotel “Dukagjini”, ku do të mbahet takimi me përfaqësuesit e bizneseve, me temë: Rritja e bashkëpunimit mes bizneseve Kosovë-Shqipëri”