Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka pritur në takim emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, z.Miroslav Lajçak.
Kryeministri Hoti e ka falënderuar z. Lajçak për bashkëpunimin e deritanishëm në ndërmjetësimin e procesit të dialogut me Serbinë dhe i ka dëshiruar atij sukses në finalizimin e këtij procesi.
Kryeministri Hoti rifilloi procesin e dialogut me Serbinë pas Samitit të Parisit, që u mbajt më 10 korrik 2020.
Dialogu vazhdoi mbi tri parimet bazë: do të diskutohet për marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke, sovraniteti e integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa negociueshëm, ndërsa Kushtetuta e Kosovës është e paprekshme. /2LONLINE.com/