Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti nesër do të qëndrojë në Gjilan ku është paraparë një tubim, në të cilën janë ftuar qytetarët, para të cilëve kryeministri Kurti do të shpalos punën e qeverisjes së tij përgjatë viteve 2021-2025.
“Të dashur banorë të Komunës së Gjilanit, Nën moton “QEVERIA PËR TË GJITHË – Nga Zotimet Tek Progresi 2021-2025”, ju ftojmë të na bashkoheni në tubimin me Kryeministrin Albin Kurti, i cili do të mbahet në Gjilan”, thuhet në njoftim.
Data: E marte, 7 Janar
Ora: 17:00
Vendi: Salla Koncertale e Shkollës së Muzikës, Gjilan