Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë shtetërore të gradimit të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral major Bashkim Jashari në gradën Gjenerallejtënant.
Në ceremoninë e veçantë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, njëherësh komandante supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, avancoi gjeneral Jasharin në gradën më të lartë.
Në këtë ceremoni të organizuar në Presidencë morën pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe stafi i lartë ushtarak i Forcës së Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/