DYLON

Kreu i Gjilanit viziton Teatrin ku po kryhen punimet në hapësirat e brendshme të objektit

Kreu i Gjilanit viziton Teatrin ku po kryhen punimet në hapësirat e brendshme të objektit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtorin e Teatrit të qytetit, Erson Zymberi, kanë parë nga afër punimet në hapësirat e brendshme që po zhvillohen në këtë objekt.

Kryetari Hyseni ka thënë me këtë rast se është informuar me dinamikën e punimeve aty, duke shtuar se është planifikuar që në javën e fundit e dhjetorit do të përfundojnë punimet.  

EkoHigjiena

“Nga drejtori i Teatrit u informova për zhvillimin e punimeve dhe me sa kuptova dinamika e punëve është në nivel të mirë. Kërkova që të rritet dinamika e punëve, ashtu sikur edhe në sheshin “Xhavit Ahmeti”. Në të njejtën kohë, tashmë po diskutojmë edhe për hapësira tjera që i kemi këtu, për ndryshimet eventuale që duhet të bëhen. E rëndësishme është që të bëhet racionalizimi i shfrytëzimit të hapësirave sidomos këtu sepse e dimë që Teatri i Gjilanit është njëri prej teatrove që funksion mirë, ka shumë shfaqje që realizohen dhe është shumë me rëndësi që ta përcjellim këtë dinamikë të punëve me interevenimet e nevojshme në infrastrukturë, në mënyrë që të krijojmë kushte sa më të mira për zhvillim të aktivitetit të artistëve “, ka thënë kryetari Hyseni.

Ndërkaq, drejtori i Teatrit të qytetit, Erson Zymberi, e ka falënderuar kryetarin Hyseni për vizitën dhe ofrimin e mbështetjes komunale.

“Është kënaqësi kur teatri dhe kultura e merr një dinamikë të veçantë karshi jo vetëm aktiviteteve që zhvillohen, por edhe hapësirave apo infrasstrukturës me të cilën ky objekt e ka. Punimet kanë filluar disa muaj më herët me një dinamikë më të ngadaltë, ndërkaq në takimin e fundit që kemi pasur me kryetarin aktual, kemi kërkuar nga operatori që ta shpejtojë dinamikën e punimeve, ku e kam pasur edhe mbështetjen e tij, të cilin e falënderoj shumë”, ka thënë Zymberi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.