Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim delegacionin nga shteti i Iowa-s që po qëndron në Kosovë, i përbërë nga profesionistë të fushave të ndryshme, ushtarakë, akademikë e gazetarë.
Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për partneritetin e fortë dhe marrëdhënien speciale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Iowa-s. Ai i falënderoi për mikpritjen gjatë vizitës zyrtare atje.
U theksua potenciali për rritje të bashkëpunimit dhe u bisedua për krijimin e mundësive të reja për rritjen e investimeve në sektorin e energjisë, ekonomi, tregti dhe teknologji të informacionit, si dhe për promovimin e vlerave të përbashkëta. U vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm ushtarak dhe ai në fushën civile, ndërsa u veçua bashkëpunimi ndërmjet universiteteve të të dyja vendeve.
Në emër të delegacionit të Iowa-s, ish gjenerali Orr u falënderua për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës për këtë partneritet.
Në takimin e përbashkët me Zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, dhe shefin e Misionit në Konsullatën e Iowa-s, Artan Duraku, u theksua gatishmëria e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të zgjeruar bashkëpunimin dhe forcuar partneritetin, në të gjitha fushat zhvillimore. /2LONLINE/