Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zëvendëskryeministren / ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, vizituan sot në Gjakovë ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në aktivitetet stërvitëse të “Defender Europe 21”.
Kryeministri Kurti, u njoftua për stërvitjet e përbashkëta me trupat e vendeve aleate, aftësitë dhe gatishmërinë̈ e ushtarëve të FSK-së si dhe ndërveprueshmërinë e tyre me partnerët tanë strategjikë.
Ai theksoi se profesionalizmi i treguar në këtë demonstrim operacionesh vërteton që FSK jo vetëm që është e vullnetshme, por edhe e gatshme dhe e aftë, për të ndihmuar e kontribuar në sigurinë kontinentale e globale.
Fjalimi i Kryeministrit Albin Kurti në aktivitetet stërvitëse të “Defender Europe 21”