DYLON

Arrestohet në Zvicër, ekstradohet në Kosovë

Arrestohet në Zvicër, ekstradohet në Kosovë
Avatar photo Kimete Ibrahimi

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 30.10.2020, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar Ilir (Xhemё) Isufi , i cili kërkohej për veprat penale:

‘Trafikim me njerëz, Grabitje, Shantazh’

EkoHigjiena

Pas shpalljes edhe në kërkim ndërkombëtar, falë bashkëpunimit me shtetin Zviceran, i dyshuari është arrestuar në këtë shtet dhe i njëjti është ekstraduar në Kosovë sot me datë 28.05.2021.

I dyshuari i lartcekur është dërguar para Gjyqtarit kompetent në Gjykatën Themelore në Pejë, për procedim të mëtutjeshëm. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.