Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim informues anëtarët e Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror me të cilët bashkëbisedoi për angazhimin dhe aktivitetin e deritanishëm të Komisionit.
Anëtarët e këtij Komisioni, të udhëhequr nga Prof. Shpejtim Bulliqi, e njoftuan Kryeministrin për punën e tyre të deritashme në mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave nga burimet e ndryshme, nga tereni si dhe nga takimet e punës të zhvilluara gjatë javës së kaluar në Republikën e Kroacisë dhe të Sllovenisë, me qëllim të sigurimit dhe verifikimit të të dhënave faktografike, konsultimeve dhe shkëmbimeve të përvojave me zyrtarët relevantë të këtyre shteteve.
Kryeministri Haradinaj e vlerësoi punën dhe përkushtimin e tyre dhe njëkohësisht theksoi se raporti përfundimtar duhet të përmbajë një nivel të lartë profesional si dhe të bazohet në fakte origjinale, të vlefshme dhe të verifikuara.
http://www.kryeministri-ks.net/?page=1,9,7237