Kryeministri Ramush Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij ka bërë me dije se ka vizituar të lënduarit nga aksidenti i sotëm në Gjilan, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK.
Bashkë me Ahmet Isufin dhe një pjesë të ekipit tim, vizitova të lënduarit nga aksidenti i sotëm në Gjilan, që janë duke u trajtuar në QKUK.
Nga ekipi kujdestar mësuam se gjendja e tyre shëndetësore për momentin është stabile dhe se janë duke u bërë të gjitha përpjekjet për t’u dhënë mjekimin e duhur.
Institucionet e vendit janë mobilizuar për të trajtuar të prekurit nga kjo tragjedi dhe do t’u qëndrojmë afër për të dhënë gjithë ndihmën e nevojshme.
RH