(2LONLINE) – “Në kuadër të ekskursioneve mediatike të Kryeministrit Thaçi më ra të dëgjoj atë deri sa flet për përkrahje familjeve të reja, që kinse ai do ta bëjë që për çdo fëmijë të porsalindur qeveria të shpërblej familjen me nga 300 euro”, ka thënë Valentina Bunjaku-Rexhepi, kryesuese e Kuvendit Komunal të Gjilanit, sipas të cilës, diçka e mirë kjo, por s`pari Kryeministri do të ishte mirë ta mendonte më herët këtë. “Sa për informimin e tij unë i them se këtë propozim e kam dhënë qysh me 8 mars të vitit 2013 edhe atë në repartin e maternitetit të Spitalit Regjional të Gjilanit”, thotë Valentina Bunjaku-Rexhepi(LDK).
Ajo thotë se më 9 mars 2013, pat shpallur një aktivitet tradicional me emrin”Gjenerata e së ardhmes” (aktivitet ky i mbuluar edhe nga mediet e të cilën po e vërteton edhe me fotografi) e ku kishte propozuar që në pjesën për familjen të programit qeverisës të LDK-së të parashihet shpërblimi për çdo fëmijë të porsalindur, gjë që edhe është bërë dhe LDK-ja e ka përpunuar mirë këtë ide dhe tani më e ka në programin për familjen.
“Për fund çka të them tjetër pos asaj thënies së famshme “Kryeministër flejë, flejë””, thotë kryesuesja e Kuvendit të Gjilanit Valentina Bunjaku-Rexhepi. /2lonline/