(2LONLINE) – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka takuar Grupi ne Gjilanit të njohur si “Shtegtarët e lire”,
Temë e takimit ishte nisma për një rrugëtim të këtij grupi nga Gjilani e deri në Bruksel, shteg ky që do të bëhet krejtësisht në këmbë, pra pa shfrytëzuar kurrfarë automjeti, ndërsa moto e shtegtimit do të jetë porosia simbolike “Edhe ne jemi Evropë”. Ka thënë Ekrem Avdija që i printe këtij Grupi.
Avdija, e ka njoftuar kryetarin e Kuvendit për këtë nismë, duke thënë se rrugëtimi do të nisë më 30 prill, ndërsa do të përfundojë më 17 korrik 2014, duke u përshkuar 2570 kilometra. Mesazhi i këtij udhëtimi do të jetë njohja e vendeve evropiane me qytetarët e Kosovës , prezantimi i kulturës dhe shtetit të Kosovës, në mision të lëvizjes së lirë të qytetarëve në vendet evropiane.
Kreu i legjislativit të vendit, Krasniqi, përshëndeti këtë nismë të këtij grupi qytetarësh.
Kjo formë, tha Krasniqi do të jetë një presion i lehtë ndaj Brukselit për të mundësuar lëvizje të lirë edhe për qytetarët nga Kosova, të cilët tash për tash kanë pengesa në lëvizje jashtë Kosovës. “Kjo është edhe një përpjekje për të sensibilizuar institucionet përkatëse të Bashkimit Evropian për të siguruar lëvizje të lirë e të ligjshme të qytetarëve të Kosovës në vendet e BE-së”, theksoi kryekuvendari Krasniqi. /2lonline/