Në kuadër të takimeve të rregullta me drejtues të institucioneve, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Auditoren e Përgjithshme, Vlora Spanca.
Me këtë rast, znj.Spanca e ka njoftuar kryekuvendarin Konjufca lidhur me planet dhe angazhimet në fuqizimin e rolit të Zyrës Kombëtare të Auditimit.
Kreu i Kuvendit, ndërkaq, e ka uruar znj.Spanca për detyrën e re, duke premtuar njëkohësisht edhe bashkëpunim dhe mbështetje për institucionin e Auditorit të Përgjithshëm.