DYLON

Qytetarëve vitias u bëhet thirrje të vaksinohen

Qytetarëve vitias u bëhet thirrje të vaksinohen
Avatar photo Redaksia

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Vitisë (KKMSH), u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen, si masë mbrojtëse nga virusi Covid-19.

Kryetari i komunës së Vitisë,  Sokol Haliti, i cili edhe kryeson këtë komitet, ka lavdëruar punën e madhe që po bëjnë ekipet e vaksinimit dhe mbarëvajtjen e këtij procesi, të administruar nga Shërbimi i Vaksinimit dhe të udhëhequr nga drejtoresha e QKMF-së, Dr. Vjollca Kadolli.

EkoHigjiena

Kryetari Haliti tha se gjendja epidemiologjike, po duket se ka një përmirësim, por megjithatë ai u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat mbrojtëse në fuqi.

Sipas tij, të gjithë mekanizmat janë të mobilizuar për përmirësimin e situatës dhe po vazhdojnë punën me përgjegjësi të plotë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.