DYLON

Kryeministri Kurti priti në takim Auditoren e Përgjithshme të Kosovës, Vlora Spanca

Kryeministri Kurti priti në takim Auditoren e Përgjithshme të Kosovës, Vlora Spanca
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Auditoren e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, znj.Vlora Spanca.

Kryeministri Kurti shprehu mbështetjen për punën e Zyrës Kombëtare të Auditimit në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në administratën publike dhe përmirësimin e qeverisjes, në interes të qytetarëve.

EkoHigjiena

Gjithashtu, ai theksoi nevojën për zbatim të rekomandimeve të auditimit, për përdorim efektiv, efikas dhe ekonomik të fondeve publike.

Nga ana tjetër Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, njoftoi kryeministrin Kurti lidhur me Planin Vjetor të Auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, duke shprehur përkushtimin për të punuar në interes të taksapaguesve në rritjen e përgjegjësisë publike.

Në takim ishin edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, z.Hekuran Murati dhe këshilltarja ligjore e Kryeministrit, znj.Tea Blakaj. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.