KRU “Hidromorava” u bënë thirrje konsumatorëve që të bëjnë pagesat e faturave të ujit

KRU “Hidromorava” u bënë thirrje konsumatorëve që të bëjnë pagesat e faturave të ujit

KRU “HIDROMORAVA” SH.A. – GJILAN

PAGUANI FATURAT DHE KURSENI UJIN!

Gjilan, 29 prill 2020 – Kru “Hidromorava” u bënë thirrje konsumatorëve që të bëjnë pagesat e faturave të ujit. Për shkak të përhapjes së pandemisë të shkaktuar nga koronavirusi COVID-19 shumë konsumatorë nuk janë duke i kryer obligimet financiare ndaj KRU “Hidromorava”.

Nëse nuk i kryeni pagesat e faturave të ujit atëherë rrezikohet qëndrueshmëria financiare e kompanisë, duke patur parasysh se kompania ka obligime të cilat duhet t’i kryej edhe në këtë kohë. Për trajtimin e ujit nëpër fabrikat e përpunimit, nevojitet energji elektrike, kemikale të ndryshme, shpenzime të mirëmbajtjes, pagat e punëtorëve, e të tjera të cilave kompania duhet të u përgjigjet, nëse ju konsumatorë nuk i kryeni pagesat e faturave të ujit, atëherë kompania nuk ka mundësi t’i mbuloj këto shpenzime dhe do të gjendemi në situatë ku rrezikohet furnizimi me ujë.

Konsumatorë të nderuar, duke e kuptuar plotësisht situaten e krijuar me pandeminë, po ashtu duke e vlerësuar se furnizimi i qëndrueshëm me ujë është jetik në këtë kohë të vështirë për konsumatorët tanë, kerkojmë nga të gjithë ju që të vazhdoni me pagesat e faturave të ujit si më parë, qoftë përmes formës online (e-banking, pikat e Postës së Kosoves, institucionet mikrofinacniare) apo përmes pikave të arkave statike dhe inkasantëve tanë.

Të reshurat e kohes së fundit i kanë shtuar kapacitetet e ujit në burimet kryesore, sidomos në akumulacionin e Përlepnices, por jo në masë që të konstatojmë përmirësimin e plotë të situates. Ende jemi 10m nën nivelin maksimal të akumulacionit apo ende jemi në situatë emergjente pavarësisht këtij vëllimi të shtuar.

Ju njoftojmë po ashtu se cilësia e ujit i plotëson të gjitha standartet për ujë të pijes. Pra, uji i shpërndarë në rrjetin e ujësjellësit publik është i sigurt për pije, por njëkohësisht ju bëjmë apel të kursehet uji në maksimum, të përdoret vetëm për pije dhe nevoja sanitare, asesi për ujitje të kopshteve, larje të trotuareve, etj. Ekipet e inskpektimit të “Hidromoravës” së bashku me inspektoriatin komunal dhe policinë janë në teren, dhe kushdo që haset duke keqpërdor ujin dhe duke shkelur Urdhëresën për Kufizimin e Ujit të Pijës, të lëshuar nga zyra e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, do të gjobitet dhe lënda do të procedohet në Gjykatën Themelore në Gjilan.

Tel: 0280 326 980, mob:044/98 30 71
Kujdestaria inaktive: 044/ 71 98 13
www.kru-hidromorava.com,
[email protected]
https://www.facebook.com/hidromorava/

Ju faleminderit!
Menaxhmenti i KRU “Hidromorava” sh.a. Gjilan

KOMENTE