“Në kuadër të aktivitetit ” Hidromorava në shërbim të Diasporës” zhvilluam një bashkëbisedim të frytshëm me konsumatorët nga Diaspora”, thuhet në një njoftim të KRU Hidromorava në Gjilan.
Gjatë bashkëbisedimit, Menaxheri i Divizionit për Shërbime me Konsumatorë Granit Sylejmani si dhe zëdhënësja e kompanisë, Rina Ahmeti Kasumi njoftuan të pranishmit për veprimtarinë e Kompanisë Hidromorava, e cila është përgjegjëse për furnizimin e ujit të pijshëm në rajon. U theksua rëndësia e ujit të pijshëm dhe ndikimin e tij në jetën e përditshme të njerëzve.
Gjatë bashkëbisedimit u diskutua rreth ndikimit të ndërmarrjes tek të rinjtë si konsumatorë, mundësitë e punësimit dhe zhvillimit të karrierës në ndërmarrje si dhe mundësit e ndërmarrjes për të përfituar nga të rinjtë.
Gjithashtu me theks të veçantë u diskutua rreth faktorëve pozitive dhe negative që ndikojnë në shërbimin e furnizimit me ujë të pijshëm.
Po ashtu u theksua Se mos keqpërdorimi i ujit, kryerja e obligimit ndaj kompanisë për ujin e harxhuar, vetëdijesimi kundër lidhjeve të paautorizuara janë tre faktorë pozitiv që krijojnë stabilitet dhe mundësojnë që kompania të siguroj furnizim të qëndrueshëm të ujit për të gjithë përdoruesit.
Kombinimi i këtyre faktorëve pozitivë përmirëson jo vetëm përdorueshmërinë, por ndikon gjithashtu në mirëqenien e përgjithshme të konsumatorëve dhe ndihmon në ruajtjen e një burimi të çmuar të ujit për brezat e ardhshëm. /2LONLINE/