Zëvendësministri i Ministrisë së Ekonomisë, Getoar Mjeku dhe kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) “Hidromorava”, Ymer Salihu nënshkruan marrëveshjen e mirëkuptimit që përcakton përgjegjësitë dhe shfrytëzimin e mjeteve për realizimin e projektit, i cili financohet me kredi nga Banka Evropiane për Investime.
KRU “Hidromorava” nga ky projekt do të përfitojë grant 11 milionë euro për të ndërtuar impiantin e ujërave të zeza dhe për të rehabilituar kanalizimin në rajonin e Gjilanit.
Projekti do t’u shërbejë 110 mijë banorëve të qytetit të Gjilanit dhe viseve përreth, duke mbrojtur mjedisin, burimet ujore dhe shëndetin publik. Investimi i planifikuar do të ulë dukshëm sasinë e ujërave të zeza që derdhen drejtpërdrejt në lumenjtë e rajonit.
KRU “Hidromorava” është një nga shtatë ndërmarrjet rajonale të ujësjellësit dhe kanalizimit, në pronësi të Republikës së Kosovës. Ajo ka mbyllur vitin 2022 me bilanc pozitiv, thuhet në njofitmi ne Ministrisë së Ekonomisë. /2LONLINE/