DYLON

Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje

Arrestohet i dyshuari për armëmbajtje pa leje
Avatar photo Redaksia

Drejtoria rajonale e policisë Gjilan, stacionit policor Novobërdë me datën 24.04.2023 ka pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në fshatin Makresh komuna e Novobërdës.

Njësitet policore i janë përgjigjur rastin duke lokalizuar, identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin S.S. (viti i lindjes 1980, mashkull kosovar serb). Me urdhër të prokurorit të shtetit është kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellës të të dyshuarit me ç ‘rast janë gjetur dhe konfiskuar dëshmi për gjykatën një (1) armë automatike AK-47, njëzet e dy (22) copë fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një (1) karikator.

EkoHigjiena

Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe ,,Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve’’, rasti do të procedohet në prokurorinë themelor. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.