Nga; Bekim Beqiri
Në ditët e sotme kur vendi po përballet me krizë energjetike fillojnë të të dëgjohen zëra nga ma të ndryshëm, më shumë politike që nuk kanë lidhje me funksionimin e sistemit elektroenergjetik e me këtë rast i neglizhojnë ekspertët e fushave përkatëse.
Duhet ti themi mjaft politikave ditore që rezultojnë me eufori e kontradikta të ndryshme politike.
• Gjendja aktuale e çmimit të energjisë elektrike në rajon e më gjerë sipas një studimi të Eurostatit është si vijon në foton 1 ku konsumatorët e Kosovës paguajnë rreth 6 cent për kWh.
• Konsumi në këto ditë të fundvitit sipas operatorit KOSTT sillet nga 900MWh në orët e mëngjesit e në kohë të pikut deri në 1400MWh
Shih foton 2 konsumi i energjisë elektrike me datë 21 dhjetor 2021
• Kapacitet termo gjeneruese në Kosovë në kapacitet të plotë janë rreth 900MWh.
• Rreth operatorëve:
-KEDS -është operator dhe zotërues i rrjetit.
-KESCO- është furnizues i energjisë elektrike.
Çmimi që blihet nga KEK-u është rreth 35euro për 1MWh kurse çmimi momental i energjisë në bursat ndërkombëtare është rreth 400 euro për 1 MWh.
Si duhet të veprohet:
• Të angazhohen ekspertët vendor e posaçërisht profesor dhe inxhinier të elektroenergjetikës ku politikanët të fillojnë të dëgjojnë zërin e tyre.
• Edhe pse Kosova është e vonuar me ngritjen e kapaciteteve termogjeneruese që tani në vitin 2021 ne veq është dashur të kemi kapacitete të instaluar termogjeneruese deri në 2500MWh për një parakusht të një zhvillimi industrial në Kosovë, ne duhet të fillojmë sa ma shpejtë në ngritjen e kapaciteteve te reja termogjeneruese duke filluar me: 5x100MWh(blloqe të reja ) apo 2x250MWh.
• Të krijohen politika të favorshme për investime private në burime të ripërtritshme si ndihmë sekondare për furnizim me energji elektrike. /2LONLINE/