DYLON

Ide jo e mirë ngrohja me rrymë në Kosovë! –  Mundësia?!

Ide jo e mirë ngrohja me rrymë në Kosovë! –  Mundësia?!
Avatar photo Redaksia

Nga: Agron Bislimi

•        Kosova ka kapacitet 900MWh,  ne 3 muajt e dimrit ngarkesa maksimale  arrin (peaku) 1400MWh, ndryshon  ne orët e ditës dhe me temperaturat e jashtme. Ndryshimi në pagesë krahasuar me vitin e kaluar do te jete 20-30 milion euro, qeveria t’i paguajë tarifat (parat tona)  pa u ankuar çdo ditë se po e paguan KWh disafish më shtrenjtë.

EkoHigjiena

•        Një mënyrë është bllok tarifa, mbi 1000kwh  çmimi  të trefishohet, kjo ndikon edhe në përmirësim të përdorimit të energjisë racionalisht, me përdorë energjinë elektrike kur ke nevojë (energjia më e pastër është ajo që fitohet nga kursimi i energjisë), temperatura max  24° C, 

•        Ndërtesat  (shtëpitë) të ndërtohen me performancë dhe standarde eficiente  (shumica e ndërtesave nuk përmbushin  as kriterin e ndërtimit 40% ndërtim, 60% gjelbërim)

•        Nëse kulmi, çatia, dyshemeja urës termike, te ndërtesat  dhe shtëpitë do të ishin të izoluara me standard të EU, të gjithë pajisjet elektrike dhe ndriçimin eficient, do të kishin nevojë vetëm  për 20% të energjisë, duke kursye 80% të energjisë, nevojat për energji nga  rrjeti zvogëlohen.

•        Ndërtesat (shtëpitë)  0 energji në kulmet e tyre (oborr) kanë të instaluar panelet solare  apo burime tjera të ripërtërishme ku i mbulojnë nevojat për vete duke mos pas nevoje për rrjete.

•        Ndërtesat 0+  energji me burimet e riperterishme të instaluara  përveç nevojave të veta, energjinë e tepërt e dërgojnë në rrjet.

•        Zgjidhje, se pari kursim i energjisë, përdorimi me vend sipas nevojës, përdorimi racional, kurse duke përdorë energji, pagesa ne veri, eliminimi i keqpërdorimit të rrymës. Ndërtesa 0, 0+energji: pajisje elektrike eficiente, izolim me standarde, panele solare dhe burime tjera në kulm të shtëpisë, të ndërtesave. /2LONLINE/