Sport Club Gjilani ka bërë me doje sot se ka angazhuar futbollistit Besart Krivanjeva, me të cilin klubi ka arritur marrëveshje të vlefshme për dy vite dhe me mundësi vazhdimi.
Me këtë rast, Krivanjeva ka falënderuar drejtuesit dhe stafin teknik për besimin që patën ndaj tij dhe poashtu edhe bashkëlojtarët për mikëpritjen e ngrohtë, e cila e bëri të ndihet sikurse në shtëpi.
“Jam bashku një projekti, i cili është ambicioz dhe me synime të mëdha”, ka thënë Krivanjeva.
Ai prmetoi se do jap gjithçka nga vetja e tij që klubi t’i arrijë synimet që ka.
“Ndeshjet e Evropës janë objektivi ynë primar, pastaj radhën do ta ketë kampionati, pasi që kemi çfarë të ofrojmë”, ka thënë futbollisti Krivanjeva.
Përndryshe, 26 vjeçari luan në pozitën e mbrojtësit të qendrës. /2LONLINE/